Politika

Ftesa e Ramës për opozitën, reagon Basha: Provokim i rëndë, tallje

Përgjatë një komunikimi me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbi letrën publike të dërguar nga ana e Edi Ramës për opozitën jashtëparlamentare.
Sipas tij, Rama nuk duhet të fshihet pas letrave të tilla por duhet të shprehet mbi shkeljen e kushtetutës dhe të ligjit.
“Zgjidhja e krizës politike duhet të vijë prej vullnetit politik dhe jo provokimeve të rëndë, letrave të dërguara prej Damian Gjiknurit, i cili është një i dyshuar kryesor i dosjes 184. Jo po të ftojë Bajrin, Shullazin”, u shpreh Basha duke e konsideruar tallje.
Më tej vazhdoi:
“Dhënia fund e krizës politike është prioritet i Shqipërisë, i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar. Këtë krizë s’e ka shkaktuar as kodi zgjedhor, as kushtetuta dhe as ligjet e Shqipërisë. Ato s’janë përgjegjëse për Mark Babanin, Kajmakun, Valdrin Pjetrin”, tha Basha.
Po kështu u shpreh se reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme, se duhet pranuar situata e rëndë në vend si dhe duhet ndarë politika nga krimi.
“Nuk jemi ne pengesa për zgjdihjen e krizës, por Rama”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button