Home / Politika / Çfarë u vendos në takimin 1 orësh mes Bashës dhe aleatëve

Çfarë u vendos në takimin 1 orësh mes Bashës dhe aleatëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për rreth një orë mbledhjen urgjente në selinë blu me aleatët e PD-së. E pranishme në mbledhjen e sotme ka qënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Burimet mediatike flasin se gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me datën e ardhshme të protestës së opozitës dhe ftesën e Ramës për dialog. Mësohet se opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht që të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Sapo kanë dalë nga takimi me Bashën, Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehën se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Ramën.

Mbledhja e opozitës vjen menjëherë pas ftesës e kryeministrit Edi Rama për dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Basha ka reaguar pas letrës së Kryeministrit Rama, duke e quajtur si ofertë të pasinqertë.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se opozita e bashkuar ka gati platformën për dalje të vendit nga kriza, kurse ka shtuar se sot me Frontin Opozitar janë 85 për qind e shqiptarëve.

“Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën, e sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: