Politika

Për negociatat s’ka ‘kushte’, kriteret janë për kapitujt

Kryeministri Edi Rama ka arritur të ulë skepticizmin gjerman dhe me shumë gjasë Shqipëria do marrë hapjen e negociatave në 18 tetor, dhe mbledhja e parë ndërqeveritare me Komisionin Europian, mund të mbahet para fundit të dimrit. Nëntë kushtet gjermane, sipas një burimi zyrtar për Realstory.al, janë kushte që lidhen me kapitujt, por jo me hapjen e negociatave. Megjithëse, nuk duket me rëndësi për njerëzit, për shkak se nga Meta e deri te Shpëtim Idrizi, mos hapja quhej fundi i tij, kjo ishte një fitore politike private e Edi Ramës.

Ndoshta ky lajm shtyu sërish Kryeministrin të ftonte opozitën jashtë Kuvendit të bashkohej në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas drejtësisë duket se kjo reformë po kthehet strategjikisht e rëndësishme pasi opozita e re drejtuar nga Rudina Hajdari kërkon ndryshim të sistemit, ndërsa gjithë të tjerët, Rama, Basha, Meta dhe Berisha, nuk duken të dëshiruar të ndryshojnë rregullat që i damkosën çel e mbyll në pushtet.

Lulzim Basha u përgjigj ftohtë por kësaj radhe “Rama ik” e zëvendësoi me “Gjiknuri largohu”, një kusht që për Ramën nuk është domosdoshmërisht i papranueshëm. Ndaj dhe takimi pasdite mes aleatëve të opozitës është interesant, pasi aleatët prej javësh i bëjnë Bashës presion publik dhe privat që të heqë dorë nga kushtet dhe të ulet e bisedojë e bjerë dakord me Ramën për rregullat e reja të lojës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button