Home / Politika / Bullgaria pohoi përkrahjen e saj për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bullgaria pohoi përkrahjen e saj për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Zv. Kryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva pohoi përkrahjen e Bullgarisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së takimit të saj në Sofje me deputetë nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Ne jemi ndër përkrahësit më të zjarrtë të idesë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociata me Bashkimin Evropian gjatë tetorit. Ndarja e të dyja vendeve do të ishte një gabim historik”, deklaroi Ekaterina Zaharieva para mysafires Mimi Kodheli, e cila është kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin shqiptar.

Në kuadrin e takimit të tyre ministrja jonë e jashtme ka shprehur pritje për zbatim të plotë të Ligjit mbi pakicat kombëtare të miratuar në vitin 2017, i cili i jep mundësi minoritetit bullgar në Shqipëri që të mësojë gjuhën e tij amtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: