Për këtë arsye, Tahiri ka thënë se përgjimi i Prokurorisë nuk qëndron dhe se nuk është ai “shefi i madh”, duke pretenduar se ka qenë në takime zyrtare. “As unë dhe as Rama nuk mund të jemi ‘shefi i madh’, por në raport me politikën, sigurisht që ai ka qenë shefi im i madh”, ka thënë Tahiri para trupës gjykuese. Duket se Tahiri përçoi edhe disa mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

I gjithë procesi është ndjekur nga edhe ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe sot në sallën e gjyqit. Madje, seanca e sotme është ndjekur ka ngjallur edhe interesin e medieve të huaja, të cilat kanë ndjekur këtë proces. Ndërkohë, të pranishme në seancën e sotme kanë qenë edhe dy zonja nga ambasadat, të cilat sipas gazetares Lala, kanë qenë të ulura në fund të sallës dhe kanë monitoruar gjatë gjithë kohës.