Home / Kronika / “Kokainë në banane”, nën masa të larta sigurie Arbër Çekaj mbërrin në burgun 313

“Kokainë në banane”, nën masa të larta sigurie Arbër Çekaj mbërrin në burgun 313

Arber Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit është ekstraduar sot në Shqipëri.
Transferimi i Çekajt nga Rinasi në ambjentet e burgut është kryer nën masa të rrepta sigurie.
Lajmi për ekstradimin e tij u njoftua nga Zv/drejtoresha e Pergjithshme Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar. Hajnaj tha se në bashkëpunim me autoritetet Gjermane, Arber Çekaj, është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekaj.
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, i cili u arrestua në Gjermani lidhur me sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 milionë euro që mbërriti në portin e Durrësit. 613 kg kokainë u zbuluan në magazinat e kësaj kompanie, teksa po merreshin në dorëzim bananet e ardhura nga Kolumbia, aty ku ishte fshehur edhe lënda narkotike.
Në pranga është menaxheri Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro. Arbër Çekaj u arratis në Gjermani duke i shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe u arrestua pak kohë më pas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: