Home / Kronika / Gjykata shpall vendimin: Saimir Tahirit dënohet me 5 vite burgim, por…

Gjykata shpall vendimin: Saimir Tahirit dënohet me 5 vite burgim, por…

Krimet e Rënda e kanë dënuar Saimir Tahirin me 5 vite brugim. Por me gjykim të shkurtuar dënimi arrin në 3.4 vite burgim. Në konvertim sipas Gjykatës, kjo kthehet në shërbim prove 3 vite.

Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg. Gjykata i ka rrëzuar të gjtiha akuzat, me përjashtim të shpërdorimit të detyrës.

Seanca gjyqësore në Gjykatën për Krime të Rënda për Saimir Tahirin nisi që në orën 16:00 ndërkohë që pritej  prej 6 orësh vendimi për ish-ministrin dhe ish-drejtorin e Policise së Vlorës Jaeld Çela.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: