Home / Kronika / Censusi i popullsisë dhe banesave 2020, Soreca: BE, mbështetje për përmbushjen e standardeve statistikore

Censusi i popullsisë dhe banesave 2020, Soreca: BE, mbështetje për përmbushjen e standardeve statistikore

“Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët e saj në përpjekjet për të përmbushur tërësisht standardet statistikore të BE”, deklaroi sot ambasadori  i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Duke folur në konferencën “Censusi i popullsisë dhe banesave 2020 në Shqipëri”, Soreca tha se, “Këshilli i Europës ka theksuar që censusi i vitit 2011 në Shqipëri nuk arriti të siguronte të drejtat e qytetarëve shqiptarë që të deklaronin në mënyrë të lirshme dhe të vullnetshme origjinën e tyre etnike dhe besimin e tyre fetar”.

Duke pasur parasysh diskutimin që po bëhet në parlament për ligjin e ri për censusin, Soreca tha se  “censusi është i lidhur në mënyrë të ngushtë me miratimin e nën ligjeve për të drejtën e vet identifikimit në mënyrë të vullnetshme dhe të lirë, për të cilën ka bërë thirrje dhe Bashkimi Europian në dy përfundimet e fundit që ka nxjerrë Këshilli për Shqipërinë”.

“Shqipëria ka ende punë për të bërë për të arritur besueshmërinë e të dhënave statistikore”, theksoi ndër të tjera Soreca.

Aoi shtoi se, “censusi ka rëndësi edhe për të ardhmen dhe integrimin e Shqipërisë drejt BE”

“BE do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët e saj  në përpjekjet për të përmbushur tërësisht standardet statistikore të BE. Ne jemi të angazhuar dhe përkushtuar tërësisht që censusi dhe zbatimi i tij të bëhet i suksesshëm”, tha ambasadori Soreca.

Leave a Reply

%d bloggers like this: