Kronika

Tahiri me tone të larta: Dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë, dy vjet heshtje

Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë para mediave për të shpjeguar ashtu siç tha ai të vërtetën e tij. Tahiri e nisi deklaratën e tij duke i cilësuar gënjeshtra akuzat ndaj tij jo vetëm nga prokuroria. Me ton të lartë duke iu drejtuar akuzatorëve të tij, ish-ministri tha se heshti në respekt të drejtësisë.

“Nuk është më e re as për ju e as për njeri se si kaluan 2 vite dhe se si pas 2 vitesh hetime nga Prokuroria për Krime të Rënda me akuza dhe më të rënda se sa vetë emri i Prokurorisë, karroca e prishur e dyshimeve mbi mua ndaloi në stacionin e parë. Dy vjet hetime brenda prokurorisë, dy vjet gënjeshtra brenda e jashtë prokurorisë dhe unë për dy vjet me radhë heshta përballë gjithë akuzave, heshta përballë të gjitha gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flas dhe për të mos e çuar kurrë gjyqin para drejtësisë tek gjyqi i tavolinave apo gjyqi i mediave. Unë kam besuar që ditën e parë që nuk duhet të ishte një gjyq popullor por shembullor i drejtësisë. E bëra këtë duke ditur edhe sakrificën shumë të madhe të kujtdo që donte të më besonte qoftë edhe për një minutë të vetme dhe duhet të sakrifikonte pa diskutim përballë numrit shumë të madh të akuzave dhe gënjeshtrave që bien mbi kurrizin tim e të llogarisësh këtu, e po t’ia shtosh këtu sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre për mua me shpifje e akuza dhe sa analistë kanë nxjerrë konkluzione të gënjeshtërta për mua. Heshtja ime sigurisht gjithmonë vinte e bëhej më e rëndë, unë heshta dhe heshta i bindur në respekt të drejtësisë. E kisha kollaj ta mbaja mandatin e deputetit. E lashë mandatin e deputetit vullnetarisht. E kisha kollaj të mbaja mandatin e deputetit të rrija në parlament gjatë gjithë kohës edhe pse hetohesha të rrija në parlament ”, deklaroi Tahiri.

Tahiri, i cili ishte nën hetim si përkrahës i bandës së Habilajve, u dënua nga Gjykata e Shkallës së parë me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 në 3 vite e 4 muaj burg dhe konvertohet në shërbim prove.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button