Home / Kosova / Limaj sulmon Kurtin: Për 15 vite ka sharë të tjerët, s’e kemi luksin ta bëjmë kryeministër

Limaj sulmon Kurtin: Për 15 vite ka sharë të tjerët, s’e kemi luksin ta bëjmë kryeministër

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj gjatë një takimi me elektoratin në Prizren ka sulmuar rivalin e tij politik Albin Kurtin.
Limaj tha se Kosova nuk e ka luksin që të bëjë kryeministër një politikan që vetëm ka sharë të tjerët në këto 15 vite.
“A e ka Kosova luksin që një njeri që kurrë nuk ka pasur punë publike, që kurrë nuk ka marrë një vendim në jetën e vetë, të bëhet kryeministër i vendit. Nuk është përvojë pune që të qëndrosh 15 vite në Parlament dhe të shash të tjerët”, tha Limaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: