Kronika

Open/ Gazetari i Top Channel që intervistoi sizmologun: ‘Syri’ e sajoi lajmin e pavërtetë

Në një lidhje direkte në Open gazetari i Top Channel, Aleksandër Marku i cili ishte ai që intervistoi sizmologun grek Akis Tselentis sqaroi situatën e lajmit të rremë të prodhuar nga syri.net.
“Kam ndjekur çdo gjë me keqardhje, sidomos pas gjendjës që u krijua me qytetarët dhe mendova se pse duhet ta bëja një intervistë të tillë, ndërkohë që nuk kisha bërë asgjë të keqe. Ai është një nga më të mirët e Greqisë, dhe ai nuk foli për orar të përcaktuar apo për fuqi, e gjithë intervista ime është ajo e gjitha që ka publikuar Top Channel e pa prerë”, tha Marku.
Për pyetjen se a priten lëkundje, Marku tregon se sizmologu tha qartë se nuk do ketë, do ketë lëkundje të vogla që mund të shembin shtëpitë e të dëmtuara më para.
Ndërkohë nga e gjithë kjo trazirë e prodhuar nga një lajm fake i syri.net, pati shumë akuza në adresë të Top Channel.
“U shkrua krejtësisht ndryshe, ky është një krim, në si Top Channel dhamë realitetin, lajmi i tyre s’kishte lidhje me atë që dhamë ne. U përdor politikisht. Dua ta sqaroj se lajmi i syrit nuk ka lidhje me atë të Top Channel”, tha Marku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button