Politika

“Vendoret”, emrat e kandidatëve do të testohen nga degët e partive në bazë

Zgjedhjet e 2015-s: Emrat potencialë në garën për Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Fierit

Zgjedhjet – Sipas përllogaritjeve të afateve që përcakton Kodi Zgjedhor, zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do të mbahen me shumë mundësi në datat 7 ose 14 qershor.

Kodi Zgjedhor – Në bazë të Kodit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi mandatit të të zgjedhurve aktualë. Çka do të thotë, jo më vonë se 15 gushti.

Shpallja e datës – Kreu i shtetit për të kryer detyrimin e tij kushtetues për të shpallur dekretin me datën e zgjedhjeve vendore, ka afat deri në 15 dhjetor.

Nga Herion Mesi

Edi Rama mbledhjeNjë vit para mbarimit të mandatit të krerëve aktualë të njësive vendore, partitë politike kanë nisur të bëjnë llogaritë e tyre për emrat me të cilët do të përfaqësohen në garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale. Dhe për këtë arsye, kryetarët e tyre duket se kanë mobilizuar bazën e partive të tyre në të gjitha qytetet e vendit për të zhvilluar sondazhe paraprake, ku në varësi të mbështetjes që do të gjejnë kandidaturat e paraqitura nga degët e partive te qytetarët do të vazhdojë dhe procesi i përzgjedhjes së emrit të kandidatit zyrtar për zgjedhjet vendore për secilën nga 61 bashkitë e reja të vendit.

Bashkia e Durrësit

Kur viti 2014 numëron muajt e tij të fundit, afrimi i 2015-s rrit ethet për garën elektorale vendore edhe në Durrës ku këtë herë pritet të zhvillohet një betejë edhe më e fortë pushteti. Në kampin rozë janë të bindur se kandidati i tyre do të jetë kryebashkiaku aktual, Vangjush Dako, i cili e ka shprehur në kohë të ndryshme se do të rikandidojë për mandatin e tij të tretë. Ndërkaq, demokratët kërkojnë me ngulm të fitojnë qytetin ku nuk drejtojnë që nga viti 2000. Emrat më të diskutuar nga e djathta janë ato të Ardian Mukës, Arqile Goresë dhe Seit Kërtushës. Edhe Agron Duka thuhet se do të jetë një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Durrësit, por emri i tij lakohet dhe për Bashkinë e Shijakut. Ndërkaq, përkundrejt socialistëve që janë mbërthyer në emrin e Vangjush Dakos, në PD edhe të tjerë emra përfliten, po në të gjitha rastet janë kandidatura të hedhura për t’u testuar si brenda partisë, ashtu dhe në elektorat. Një kandidaturë që ka nisur të shihet me simpati është dhe ajo e deputetit Oerd Bylykbashi, ndonëse ai nuk ka shprehur ende ndonjë interes për të. Një tjetër emër shumë i diskutuar për Bashkinë e Durrësit është ish-kryebashkiaku, aktualisht ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Kjo do të krijonte një përballje të fortë brenda shumicës, po socialistët janë të bindur se Durrësi është i tyre dhe nuk do të duhet të bëhet ndonjë kompromis PS-LSI. E ndërsa Dako është i duhuri për Durrësin, socialistët duken të bindur edhe për kandidatin e tyre në Shijak. Burime nga PS-ja bëjnë të ditur se deri më tani ka mbështetjen e plotë për të kandiduar për një mandat të dytë, Indrit Buka, kryetari aktual i bashkisë. Nga kampi i djathtë del sërish dhe në Shijak emri i Agron Dukës. Loja është e hapur dhe gara e ethshme për pushtet në Durrës nuk ka nisur ende.

Bashkia e Shkodrës

Ashtu si Durrësi, edhe gara mes socialistëve dhe demokratëve për Bashkinë e Shkodrës pritet të jetë një betejë tejet e fortë. Kryeqendra e Veriut është kthyer tashmë në një objektiv të arritshëm për të majtën, pas thyerjes së tabusë së bastioneve në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar. “Marrja” e Shkodrës është shumë e rëndësishme dhe një sfidë në këto zgjedhje për degën e PS-së në këtë qytet, i cili për 23 vite demokraci, pushteti lokal udhëhiqet nga e djathta. Dhe ajo që mësohet nga përfaqësuesit e kësaj dege është se koalicioni PS-LSI në Shkodër pritet të dalë me një kandidaturë dhe emri më i mundshëm është ai i Paulin Radovanit, aktualisht prefekt i këtij qarku. Ndërsa e djathta po diskuton aktualisht, kandidatët që morën pjesë për kryetarë të degës së PD-së, si Ramiz Çoba, Eduard Bardeli, Qashif Hoxha apo edhe ish-prefekti Maxhit Cungu.

Bashkia e Fierit

Ashtu si në koalicionin e majtë, edhe në të djathtin ende nuk ka një përzgjedhje të kandidaturave, por, nga burime pranë degëve të partive kryesore, asaj Socialiste e LSI-së në kampin e majtë dhe PD-së në të djathin mësohet se ka nisur të diskutohet për emra konkretë. Kështu, në bazën e degës së PS-së së Fierit, si një prej kandidatëve më potencialë për të udhëhequr Bashkinë e ardhshme të Fierit është kryetari aktual i kësaj njësie vendore, Baftjar Zeqaj. Ai ka drejtuar Bashkinë e Fierit gjatë tre mandateve të kaluara dhe vazhdon të shikohet prej bazës si një prej kandidatëve më të mundshëm për ta fituar këtë njësi vendore edhe pas ndarjes së re administrative. Ndërkohë, një tjetër kandidat i mundshëm që është artikuluar në kampin e majtë, është deputeti i LSI-së, Robert Bitri. Ndërkohë, Partia Demokratike është disi më e tërhequr në këtë çështje, pasi PD-ja e ka pasur gjithmonë të vështirë në Fier, edhe kur ka qenë në pushtet. Mësohet se si kandidatë më potencialë të mundshëm vlerësohen deputeti Kozma Dashi dhe kryetari aktual i degës së PD-së Fier, Luan Baçi.

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Tropojë

1.Agron Demushi, kryetari actual i bBashkisë së Bajram Currit – PD

2. PS nuk ka ende asnjë emër konkret për kandidat për kryetar

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Patos

  1. Rajmonda Balili, kryetarja aktuale e bashkisë – PS
  2.  PD nuk ka ende një emër konkret për kandidat të mundshëm në këëtë bashki.

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Roskovec

1. Gëzim Çaushi -PD

2. PS dhe LSI nuk mësohet të kenë artikuluar ende ndonjë kandidat të munddshëm

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Divjakë

  1. Fredi Kokoneshi, kreun aktual të kësaj Bashkie – PS
  2. PD-ja mësohet se nuk ende ka asnjë emër si kandidat

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Bulqizë

1. Myfit Duriçi, kryetari aktual i kësaj bashkie – PS Myfit Duriçi

2. Ylli Spahiu – LSI

3. Durim Balla – PD

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Gjirokastër:

1. Flamur Bime dhe Lindita Rova  PS

2. Dashnor Aliko dhe Igli Kokalari  PD

3. Zamira Rami (prefekte e qarkut) LSI

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Tepelenë.

1. Tërmet Peçi  PS

2. Esheref Shehu  PD

3. Ediola Brahaj dhe Reshat Zike  LSI

Kandidate të mundshëm për Bashkinë Përmet.

1. Gilberto Jaçe dhe Alma Hoxha  PS

2. Vasil Nikolla  PD

3. Elida Ismaili dhe Behar Mançellari  LSI

Kandidatë të mundshëm Bashkia Libohovë.

1. Liza Mandi PS

2. Altin Çomo PD

3. Kristaq Jorgaqi LSI

Kandidatë të mundshëm Bashkia Këlcyrë.

1. Klement Ndoni PS

2. Arjan Kasa PD

3. Drini Duçka LSI

Kandidatë të mundshëm Bashkia Memaliaj.

1. Lulzim Meçi PS

2. Melsen Çela PD

3. Reshat Zike LSI

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Koplik

Ramadan Lika (aktualisht kryetar i Bashkisë) dhe Viktor Popaj PD

Tonin Marinaj PS

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Vaut të Dejës

Zef Hila (aktualisht kryetar i Komunës Bushat)- PD

Pjetër Lleshi PS

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Pukë

Ndue Cara dhe Rrok Doda PD

Sajmira Laci, kryetarja e LSI në Pukë PS+LSI

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button