Sporti

FIFA “The Best”: Formacioni më i mirë me tre ish futbollistë Ajaksit 

Ja formacioni më i mirë i futbollit i shpallur nga FIFA në ceremoninë e çmimeve “The Best”, zhvilluar ditën e djeshme në teatrin “La Scala” të Milanos. ata janë: posrtieri Alisson (Liverpul), mbrojtësit De Ligt (Juventos), Sergio Ramos (Real), Van Dajk (Liverpul) dhe Marcelo (Real), mesfushorët Modric (Real), De Jong (Barcelona), Hazard (Real) dhe Mbappé (Paris Saint-Germain) , kurse në sulm janë Messi(Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Juventos).

Spikasin tre ish futbollistët e Ajaksit:  De Ligt, Van Dijk dhe De Jong.

Kurse portieri më i mirë u shpall braziliani Alison Beker. Portieri më i mirë i sezonit që lamë pas, u shpall braziliani Alison Beker. Gardiani i Liverpulit, u shpall kampion në Champions League me të kuqtë. Në garë bashkë me të, ishin edhe Ederson i Mançester Sitit, si edhe Mark-Andre Ter Shtegen I Barcelonës.

Ashtu siç pritej, trajneri më i mirë është shpallur Jyrgen Klop, që sezonin e kaluar u shpall kampion Europe me Liverpulin e tij. Tekniku gjerman në fjalën e rastit, tregoi se ky është një nder I vërtetë për të.

Kurse Goli më I bukur për sezonin që lamë pas, u shpall ai i Daniel Zsori, lojtari I Debrecenit, që ishte nominuar për golin e tij ndaj Ferencvarosh në 16 shkurt 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button