Politika

BE solidarizohet me Shqipërinë pas tërmeteve, Soreca: Disa prej shteteve po bashkohen për ndihma

Soreca ka shkruar se Europa shpreh solidaritetin e tyre për fatkeqësinë e Shqipërisë. Soreca njofton se se BE tashmë po jep të gjithë mbështetjen e nevojshme për Shqipërinë. Në këtë mbështetje për Shqipërinë  janë bashkuar shumë vende të BE.

“BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e BE tashmë po shkon në Shqipëri. Disa prej shteteve anëtare në BE po i bashkohen kësaj nisme për ndihma.” shkruan ndër të tjera Soreca.

Shtetet e para që kanë ofruar ndihmë për Shqipërisë janë Austria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia dhe Norvegjia , ndërsa BE pohon  se do të vendosë gjithashtu një ekip të Mbrojtjes Civile nga disa ekspertë për të lehtësuar koordinimin e ndihmave në të ardhmen.

Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides ka shprehur gatishmëri ndaj  nevojave që ka sot vendi ynë.

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë dhe mbështetja thelbësore e BE-së tashmë është duke shkuar. Falënderoj ngrohtësisht Austrinë, Kroacinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Norvegjinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”- shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button