Politika

Gjermania çel siparin, Bundestagu “shtron rrugën” e negociatave Shqipëri-BE

Bundestagu gjerman pas diskutimeve të shumta ka votuar mbrëmjen e sotme pro hapjes së negociatave me Shqipërinë me 395 vota.
Vendimin pozitiv të Bundestagut gjerman e përshëndeti menjëherë numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili publikoi edhe numrin e votave të deputetëve, të cilët dhanë miratimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai tha se çelja e negociatave me Shqipërinë ka marrë 395 vota pro, 188 kundër dhe 16 deputetë të tjerë ishin të pavendosur.

“Bundestagu voton me 395 vota PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Gjithashtu 188 kundër (ndër ta pjesa më e madhe e djathta ekstreme AFD) dhe 16 të pavendosur”-shkruan Balla.

“Çelje negociatash për Shqipërinë pas plotësimit të kushteve”. Ky ishte vendimi i grupeve Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman, të cilat votuan dy ditë më parë rezolutën që t’i rekomandohet qeverisë federale hapja e negociatave me kushte për Shqipërinë, ndërsa ky proces mori sot miratimin nga Bundestagu me 395 vota pro.

Gjithashut Bundestagu  gjerman vendosi pro çeljes së negociatave edhe për Maqedoninë e Veriut. Ajo mori 476 vota pro, 122 kundër dhe 16 deputetë të tjerë ishin të pavendosur.

Krahas 9 kushteve kryesore, vendit tonë në rezolutën e votuar me 24 shtator në parlamentin gjerman i vendosen edhe disa nën kushte të tjera, përfshirë edhe tejkalimin e krizës politike në vend.

Bundestagu gjerman dy ditë më parë skanoi shqetësimet kryesore në Shqipëri, ndërsa kërkoi angazhim thelbësor nga të gjitha palët për tejkaluar krizën dhe për të rikthyer normalitetin, me qëllim vijimin e reformave, të cilat më pas do ta përafrojnë vendin tonë me famijen e madhe të Bashkimit Europian.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button