Home / Arte / Demi Moore një libër me kujtime për seksin dhe dashurinë e saj ndër vite

Demi Moore një libër me kujtime për seksin dhe dashurinë e saj ndër vite

Shtegtimet dashurore të Demi Moore përgjatë korsisë së kujtesës  janë shoqëruar këto javët të fundit me zbulime të rëndësishme që jepen të detajuara në një libër të ri të botuar dje.

Në promovimin e librit të saj të ri, ” Inside Out ” (Nga Brenda Jashtë), aktorja tregoi një seri intervistash për përvojat tronditëse të jetës së saj, duke përfshirë të qenit viktimë e një sulmi seksual, vitet e trazuara me ish bashkëshortin, Ashton Kutcher dhe abuzimin me alkoolin dhe drogën.

Moore diskutoi me gazetaren e televizionit ABC, Diane Sawyer për të shtjelluar historinë e saj.

Fëmijëria e vështirë

Historia e saj personale nisi kur ylli i filmit “G.I. Jane”, diskutoi për fëmijërinë e saj të trazuar. Moore tregon se kur ishte fëmijë, mamaja e saj adoleshente përballej me alkolin dhe vetvrasjen.

Sulmi seksual

Moore shkruan se mamaja e merrte me vete në lokale për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. Kjo solli sulmin seksual ndaj Moore nga një mashkull që e ëma njihte.

“Nuk mendoj se ishte një transaksion i drejtpërdrejtë por ajo më ekspozoi ndaj rrezikut”, u shpreh Moore. Çuditërisht, ajo i’a kushtoi librin mamasë së saj, e cila tani është përsëri në jetën e Moore dhe tre vajzave të saj. Moore u shpreh se libri ka si synim të ndihmojë të gjithë ata që mund të jenë në vështirësi.

Zhvillimi i karrierës

Duke u marrë me aktrim, në përpjekje për t’u larguar nga rinia e saj e trazuar, Moore tregon se nuk kishte asgjë për të humbur. Daljen e parë televizive e pati në moshën 19 vjeçare, në telenovelën “General Hospital” të shfaqur në televizionin ABC.

Moore zbuti frikërat që kishte në këtë industri duke përdorur alkol dhe kokainë. Si për ironi, kjo gjë i shërbeu kur luajti rolin e një përdoruese kokaine në vitin 1985 në filmin “St. Elmo’s Fire”.

Rritja e karrierës së saj ka qënë e dokumentuar mirë në filmat “Ghost”, “A Few Good Men”, “Indecent Proposal” dhe “G.I. Jane”, duke e bërë atë ndër aktoret më të paguara në hollivud. Moore mori nofken “Gimmie Moore” (më jep më shumë). “Pse nuk duhet të jap më shumë? Pse nuk duhet që gratë të paguhen në varësi të punës që bëjnë?” , u shpreh Moore.

Më vonë ajo bëri një përiudhë pushimi nga Hollivudi për të rritur tre vajzat e saj me ish bashkëshortin Bruce Willis. “Mendoj se kemi bërë një punë të mrekullueshme duke i bërë vajzat tona të kuptojnë se i duam shumë,” – tha ajo.

Të mirat dhe të këqijat e viteve me Ashton Kutcher

Lidhja e dashurisë mes Moore dhe Ashton Kutcher u përfol shumë në revista për shkak të diferencës së madhe të moshës. Moore ishte 40 vjeç dhe sapo ishte ndarë nga Willis. Kutcher ishte 25 vjeç.

“Isha një 40 vjeçare e suksesshme”, shkruan Moore në libër. “Jeta e Ashton sapo kishte filluar. Nuk e kisha kuptuar këtë gjë. Ndihesha si një vajzë 15 vjeçare.”

“ Mendoj se isha përgjegjëse për kaq shumë në jetën time dhe papritur u hap një derë ku ndihesha e sigurt. Kisha para. Ai i donte fëmijët e mi dhe nuk kishte frikë nga situata ime”, u shpreh Moore.

Megjithatë vitet e lumtura nuk zgjatën shumë. Libri i saj duket se fajëson Kutcher për tradhtinë ndaj Moore dhe për eksperimente seksuale.

Në një interviste me prezantuesen Ellen DeGeneres që u transmetua dje, Moore u shpreh se para publikimit të librit, kishte biseduar me Kutcher dhe se të gjitha eksperiencat ishin rrëfyer nga këndvështrimi i saj.

Dështimi në shtatzëni në moshën 42 vjeçare dhe divorci

Moore tregoi se në moshën 42 vjeçare mbeti shtatzënë por dështoi kur ishte ne muajin e gjashtë. Ajo dhe Kutcher kishin provuar fertilizimin ”in vitro” disa herë.

Në nëntor të vitit 2011, çifti i dha fund martesës gjashtë vjeçare. Ndërsa në vitin 2013 u divorcuan pasi Kutcher frekuentohej me aktoren Mila Kunis.

“Arsyet e përfundimit të kësaj martese nuk kishin të bënin vetëm më marrëdhënien tonë por me jetën time. Kishin të bënin më vajzën 2 vjeçare që nuk ndihej e sigurt. E ndjeja që qe njerëzit nuk më donin dhe se nuk meritoja asgjë”, u shpreh Moore.

Intervista e Sawyer do të vazhdojë të transmetohet në platforma të shumta të televizionit ABC si dhe në shfaqjet “Good Morning America” dhe “Nightline”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: