Rajoni

Në Bosnjë, prijnë nacionalistët

n-euml-bosnj-euml-prijn-euml-nacionalist-euml-t_hdBazuar në numërimin e pjesshëm të votave, pas zgjedhjeve të 12 tetorit në Bosnje, po prijnë nacionalistët.

Autoritetet zgjedhore thanë sot se Bakir Izetbegoviç, Dragan Çoviq dhe Zheljka Cvijanoviq janë kryesues në garën për presidencën shtetërore trepalëshe, si boshnjake myslimane, kroate dhe përfaqësuesve serbë.

Izetbegoviç gjatë fushatës ka premtuar shtet të fortë dhe të unifikuar, Çoviq ka premtuar krijimin e një entiteti kroat brenda Bosnjës, ndërsa Cvijanoviq është pjesë e një blloku serb që mbron shpërbërjen e Bosnjës.

Stjepan Mikiç, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se vlerësimet janë bazuar në 76.5 për qind të votave të numëruara.

Më 12 tetor, në Bosnjë është votuar për zgjedhje të përgjithshme.

Ata do të zgjedhin anëtarët e presidencës trepalëshe, parlamentin kombëtar dhe liderët e dy entiteteve.
Kurse, në Republikën Srpska, serbët e Bosnjës kanë votuar presidentin dhe parlamentin.

Në Federatën Myslimano-Kroate, votuesit zgjedhin ligjvënësit për parlamentin e tyre rajonal dhe për parlamentet e dhjetë kantoneve të vetadministruara.

Zgjedhjet pasojnë trazirat e dhunshme në muajin shkurt, të shkaktuara nga korrupsioni dhe varfëria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button