Home / Politika / ‘Bloomberg’: BE do të rekomandojë çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin më 15 tetor

‘Bloomberg’: BE do të rekomandojë çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin më 15 tetor

Bashkimi Evropian ka gjasa të autorizojë nisjen e negociatave zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, bën të ditur agjencia e lajmeve Blooberg.

“Duke marrë parasysh progresin e arritur në reforma, ministrat e Bashkimit Evropian do të vendosin gjatë takimit në Luksemburg më 15 tetor për të hapur negociatat e pranimit për në BE me qeveritë në Tiranë dhe Shkup, bëhet e ditur në draftin e tyre. Megjjithatë formulimi mund të ndryshojë sërish, raporton Bloomberg, pasi në një draft të mëparshëm nuk përfshihej rekomandimi për nisjen e bisedimeve.

Një përpjekje e ngjashme për të hapur negociatat e pranimit te shqiperise ne BE dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka refuzuan. Qeveritë perëndimore të BE-së janë irrituar nga dështimi i disa kombeve lindore që iu bashkuan bllokut nga 2004 për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kështu ata janë të kujdesshëm të pranojnë anëtarët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të lëvizin lirshëm, shkruan më tej Bloomberg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: