Home / Ekonomia / Air Albania/ Shërbime ekselence me çmime low-cost, Balluku prezanton “Migjenin”

Air Albania/ Shërbime ekselence me çmime low-cost, Balluku prezanton “Migjenin”

“Air Albania është krijuar për të qënë një kompani prestigjoze, ndaj edhe zogjtë fluturues të shqiponjave do të shtohen çdo muaj për në destinacionet ku ka kërkesë të madhe”.

Kështu deklaroi në një intervistë për ERTV, në bordin e avionit Migjeni, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila foli për historinë e suksesit të kësaj kompanie.

“Gjëja tjetër që ne shtojmë  sot me avionin “Migjeni” është cilësia. Sot në Tiranë është ulur një pajisje e quajtur Boeing 737 800, prodhim i fundvitit 2016. Aeroporti i Rinasit nuk e ka parë kurrë një pajisje kaq të re. Ne jemi krenarë të themi që Air Albania ofron shërbimet e një kompanie të ekselencës me çmimet një kompanie low cost”, tha Balluku.

Sipas ministres, kjo pajisje e vitit 2016 sjell kushte optimale sigurie konform rregullave të BE-së për pasagjerët, ndërsa stafet në bord janë trajnuar për më shumë se një viti në akademinë e aviacionit pranë Turkish Airlinse.

Ministrja shtoi se avioni “Migjeni” do të udhëtojë 7 herë në javë në Milano dhe Romë, si  dhe katër herë në javë në Bolonja të Italisë. “Tregu italian ka qënë i planifikuar për t’u aksesuar që në studimin e parë pasi mbi 70 % e pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit shkojnë drejt Italisë”, theksoi Balluku.

Sipas saj, çmimet për biletë janë 20 deri në 25 euro më pak se sa të gjitha kompanitë low cast që operojnë në Shqipëri. Ministrja njoftoi se brenda këtij viti pritet të ulet në Rinas një tjetër avion i “Air Albania”, “Naimi”, një tjetër prodhim i vitit 2016 që do të fluturojë drejt destinacioneve Europiane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: