Home / Ekonomia / Forumi për transportin në Mal të Zi, Shkreli: Zhvillimi infrastrukturës, lidhje më të ngushta mes vendeve

Forumi për transportin në Mal të Zi, Shkreli: Zhvillimi infrastrukturës, lidhje më të ngushta mes vendeve

Përmirësimi i ndërlidhjes brenda vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian është një faktor kyç në procesin e forcimit të konkurrencës së rajonit dhe avancimit të mëtejshëm të zhvillimit dhe punësimit.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Artan Shkreli, po merr pjesë në “Forumin e Lidhjes së Transportit” që po zhvillon punimet në Podgoricë të Malit të Zi.

Shkreli shprehet se, transporti më i mirë rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror sigurojnë lidhje më të ngushta midis vendeve tona, por edhe me Bashkimin Evropian.

Forumi synon të ndjekë objektivin e përdorimit të praktikave më të mira ndërkombëtare për të siguruar që investimet e transportit të vazhdojnë të mbështesin lidhjet rajonale dhe objektivat e zhvillimit ekonomik.

Investimet dhe Financimi i Infrastrukturës, Modelet e reja të menaxhimit të rrugës,
Rrugët më të sigurta, janë disa nga çështjet kryesore ku po adreson diskutimet ky Forum.

Leave a Reply

%d bloggers like this: