Home / Politika / Kulluri: PD 40 mijë vota më pak, koalicion i pamoralshëm apo sjellje politike e gabuar

Kulluri: PD 40 mijë vota më pak, koalicion i pamoralshëm apo sjellje politike e gabuar

“Rënia me 40 mijë vota e Partisë Demokratike, ndërmjet viti 2013-2017, ka dy rrugë ose koalicioni është i pamoralshëm, ose sjellje e gabuar politike e liderit të PD-së”, tha sot ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri

“Akoma s’po bën njeri në forumet e PD-së një analizë të ndryshimit të numrit të votave mes zgjedhjeve të 2013 dhe 2017!”, shprehet ai.

Po ashtu, Kulluri argumenton se “Pse, PD dhe aleatët kanë rënie drastike dhe PS e mbi te gjitha LSI dhe PDIU kanë shënuar rritje të ndjeshme me 40 mijë dhe 30 mijë vota respektivisht! Nëse, rezultati i 2017 është vetëm pasoje e blerjes së votave, atëherë dy partitë e “opozitës se bashkuar” kanë blerë vota të djathta dhe koalicioni është i pamoralshëm! “

“Nëse këto vota kanë lëvizur prej sjelljes së gabuar politike dhe taktike të PD atëherë i pa moralshëm është lidershipi i PD-së. Rrugë të mesme nuk ka! Kështu, para se të gjeni armiq të brendshëm apo te jashtëm(ndërkombëtare), bëni këtë analizë në Këshill Kombëtar ose në bazën e PD dhe ndërtoni strategjinë politike për zgjedhjet e ardhshme. Kaq është!”, shprehet ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: