Home / Ekonomia / Rezerva valutore u rrit në 3.3 miliardë euro në mes të vitit 2019

Rezerva valutore u rrit në 3.3 miliardë euro në mes të vitit 2019

Në mesin e këtij viti vlera e mjeteve të rezervës valutore ka arritur në rreth 3.3 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Shqipërisë është rritur me rreth 65%.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave të mundshme emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Gjithashtu, ajo mund të përdoret në raste të luhatjeve të forta në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë rriti ndjeshëm blerjet në tregun e brendshëm valutor gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas shifrave të publikuara nga BSH-ja, në pesë ankande u blenë 39.2 milionë euro, nga 18 milionë euro që ishin blerë në tremujorin e parë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: