Politika

Hapja e negociatave/ Shqipëria, shumë më gati edhe se vendet e tjera kur aspironin anëtarësimin

Shqipëria sot është padiskutim shumë më gati për të hapur negociatat se ç’kanë qenë vendet e tjera përpara se të hapeshin negociatat, sepse procesi drejt hapjes së negociatve është më bërë shumë më i komplikuar dhe kërkues.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, gjatë diskutimit të projektrezolutës “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Sot Shqipëria kërkon çeljen e negociatave dhe kush është pikëpyetja sa dhe si Franca do ta adresojë këtë kërkesë Shqipërisë, është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë.
A është gati Shqipëria për të hapur negociatat?. Besoj se pyetja është legjitime dhe meriton një debat, por kur ngrihet si pyetje retorike dhe merr përgjigjen e lehtë dhe përgjigja argumentohet me Holandën, apo me kushtet e Gjermanisë dhe Francën që me demek qenkan më rigorozë se vendet e tjera dhe me demek shikojnë më thellë sesa Komisioni Europian që paguhet nga Gjermania, Franca, Holanda e gjithë të tjerët për të parë ditë për ditë, e thellë më thellë, atëherë vetvetiu ikim nga thelbi e futemi në katundin tonë duke u përpjekur t’u themi shqiptarëve se cili që unë jam ai që duhet të më dëgjoni e të më besoni e jo parafolësi apo parafolësja”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria është gati në raport me kë, kur ngrihet pyetja a është gati Shqipëria në raport me kë me çfarë?. Këtu besoj fillon një diskutim konkret dhe real jo një debat i kotë dhe një debat që në vend se të synojë ta fokusojë politikën si e tërë dhe shoqërinë tek kjo sfidë, në fakt synon të kundërtën, synon të përdor si argumente për të goditur këtu brenda argumente që në fakt s’kanë lidhje fare me këtë vend, zero”.

Sipas tij, sot cilido nga vendet e BE që është tanimë i integruar pas rënies së diktaturës komuniste do të ishte në pozicionin që të kërkonte të futej në BE, nuk do të futej dot në BE, cilido prej tyre, nuk do futej.

“Sot cilido nga vendet që është aktualisht në BE nuk do futej dot, madje edhe vendet që ishin në BE para rënies së komunizmit nuk do ishin në BE sepse sot është në një debat të brendshëm,i cili nuk ka në konsideratë ekspansionin e BE-së, por daljen nga një situatë që e ka vendosur BE në një pozitë të vështirë ne raport me fuqitë e tjera”, -theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot debati mes Francën dhe Gjermaninë apo mes atyre që e predikojnë zgjerimin hapur pa dhe atyre që predikojnë perspektivën e zgjerimit, por që nuk e duan zgjerimin nuk e duan zgjerimin, nuk lidhen fare, as me argumentet për politike të brendshme dhe as me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

“Nëse duam të flasim e të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të ndihmojmë njerëzit që të kuptojnë se çfarë kuptojmë ne, të paktën në këtë çështje është shumë e rëndësishme të mos bëjmë politikën mizerabël të ditës”, – tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button