Kronika

Kokaine drejt Shqipërisë, si kanë ndryshuar korridoret e trafikut kohët e fundit

Por këto rrugë mesa duket nuk janë më të sigurta për trafikantët, të cilët po synojnë të shpërndajnë “miellin e bardhë” përmes Shqipërisë.

613 kg kokainë të fshehura në kontenierë me banane që vinin nga Kolumbia është sasia më e madhe e Kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri. Pronari i firmës “Arbri Garden”, e cila kishte sjellë edhe bananet, Arben Çekaj u ekstradua këtë muaj nga Gjermania dhe tashmë do të përballët me drejtësinë.

Por çfarë ka ndodhur që nga shkurti i 2018-s, kur pas një operacioni të mirëorganizuar u ndalua edhe kjo sasi droge.

Prej muajsh emri “Albania”, ka hyrë në kronikat e lajmeve të Amerikës Latine, si destinacioni i kokainës të sekuestruar nga autoritetet në Brazil, Ekuador apo edhe Kolumbi, të cilat janë edhe vendburimet kryesore të Kokainë

Me tonelata kokainë janë ndaluar që në këto shtete, ku rasti më i fundit ka qenë edhe ai i 617 kg “mielli” të pastër i bllokuar nga policia braziliane në fillim të muajit shtator e që mbante logon “KF Elbasani” në ambalazhim, sikur të përcaktonte edhe destinacionin final.

Ndërkohë 137 kg të tjera u kapën para pak ditësh në Portin e Durrësit. Droga ishte nisur nga Ekuadori dhe janë pikasur në portin e Pireut në Greqi, ku anti-droga ka bërë edhe zëvendësimin e sasisë narkotike me oriz dhe gips, për të parë se kush do ta merrte atë.

Mjafton të bësh një search në Google për të kuptuar se me dhjetëra kuintal kokainë në më pak se dy vite janë bllokuar pa mbërritur në duart e trafikantëve që e prisnin atë në Shqipëri, e nga ku do të shpërndahej nëpër Evropë.

Por nëse sasitë e mëdha të kokainës përfundojnë në Shqipëri, është e qartë se nuk janë për konsumatorin vendas, çka të lë të kuptosh se do të shpërndahen më pas nëpër Evropë.

Duke u nisur nga ky fakt duket se kohet e fundit kanë ndryshuar edhe korridoret e përdorur nga trafikantët për të lëvizur nga vendburimi tek klienti evropian sasitë e mëdha të kokainës.

Por ajo që është shqetësuese është fakti se nëse sasitë e sekuestruara në portin e Durrësit, apo edhe vende të tjera ku droga ka pasur si destinacion Shqipërinë është kaq e madhe, ndërsa kokaina e sekuestruar nga operacione të policisë vendase është kaq e vogël, të lë të mendosh se trafikantët e kanë problem ta sjellin “miellin” në Shqipëri, por jo ta shpërndajnë më pas në Evropë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button