Politika

Rama zbardh takimin me Clinton në Paris, mesazh SHBA-BE për Kosovën: Me Millosheviçin lëviznin lirshëm, ndërsa…

Gjatë fjalës së tij në Konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, kryeministri Edi Rama zbuloi është takuar me ish-Presidentin e SHBA, Bill Clinton, gjatë ceremonisë së varrimit të ish-Presidentit francez, Zhak Shirak, në Pari.
“U takova me ish-Presidentin Bill Clinton në Paris, gjatë varrimit të Xhak Shirak. Ndava me të idenë time që në këtë rajon të botës ne kemi të vetmin vend, ku mund të shihet politika e jashtme e SHBA në ditën e saj më të mirë, ku u fillua me bombardim dhe tani ka kaluar në bashkëpunim rajonal. Në vende të tjera bombat nuk kanë sjellë stabilitet apo paqe dhe as bashkëpunim. Synimi ishte i njëjtë, forcat që bombarduan ishin të njëjta, por çfarë e dallon këtë rajon nga Iraku apo zona tjera të botës. Kjo ka të bëjë me faktin që për një 20-vjeçar në këtë rajon perëndimi është m’u në prag të derës dhe për shqiptarët.
Është një gjë që ndodhi para pak vitesh, kur ranë bombat dhe shkundën rajonin dhe rreth 500 mijë vetë lëvizën. Kosova po trajtohet në mënyrë të padrejtë i është vënë veto për liberalizmin e vizave, 2 mln veta që gjatë diktaturës së tyre kishin mundësi të lëviznin në mënyrë të lirë, me Millosheviçin mundeshin, ndërsa me miq që i çliruan nuk munden. Bëhet fjalë për 100 mln njerëz që udhëtojnë lirshëm nga Ukraina që është ende në luftë dhe 2 milionë vetë mbahen peng.
Para pak vitesh kur ranë bombat e shkundën të gjithë rajonet e kur 500 mijë vetë lëvizën brenda natës për shkak të spastrimit etnik, sot ne jemi këtu së bashku dhe prej 5 vitesh ndoshta të gjitha vendet e rajonit janë të ulura në tryezë dhe me një etiketim shumë frymëzues procesi i Berlinit duke pasur besim te e ardhmja te BE dhe si pjesë e BE.
Drejtësia mbi të gjitha, natyrisht që kjo na bën ne të jemi kaq të angazhuar dhe të përkushtuar për këtë dashuri të vështirë që kemi për BE, puna është që ne nuk duhet të kënaqim Parisin e Hagën, por që vendet tona duhet të bëhen demokraci funksionale me institucione të tilla duke nisur së pari me një sistem të besueshëm drejtësie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button