Rajoni

Një mozaik mahnitës zbulohet në Amfipolis

aaa753Pjesa më e madhe e dyshemesë me mozaik që mbulon gjithë sipërfaqen e një aneksi u zbulua gjatë heqjes së dherave në kuadër të gërmimeve arkeologjike në Amfipolis, sipas njoftimit të Ministrisë greke të Kulturës.

Mozaiku është ndërtuar me gurë të vegjël, me ngjyrë të bardhë, të zezë, gri, blu, të kuqe dhe të verdhë.

”Tema qendrore pasqyron një karrocë në lëvizje, që tërhiqet nga dy kuaj të bardhë, drejtohet nga një burrë me mjekër, me kurorë dafine në kokë.

Përpara karrocës gjendet perëndia Hermes, i veshur me tunike dhe me sandale me flatra”, thuhet në komunikatën e rastit të ministrisë së sipërcituar.

Mozaiku shquhet për artin e veçantë në trajtimin e karakteristikave të hollësishme, sa të njerëzve aq edhe të kuajve si dhe për harmoninë e ngjyrave.

Kompozimi është bashkëkohës i kompleksit të varrit dhe daton në çerekun e fundit të shekullit IV para erës sonë.

Mozaiku ka pësuar dëmtime në qendër, në një hark me diametër 0,80 m.

Ndërkaq, shumë copa nga pjesa e dëmtuar janë gjetur nëpër argjinaturat ranore. Ditët e ardhshme do të bëhen përpjekje për ngjitjen e pjesëve dhe restaurimin e mozaikut, me qëllim që të rikrijohet brenda të mundshmes, figura e plotë e kompozimit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button