Home / Kronika / Arta Marku magjistratëve të rinj: Sfida të mëdha ju presin

Arta Marku magjistratëve të rinj: Sfida të mëdha ju presin

Fjala e plotë e Arta Markut

Ndihem shumë e privilegjuar që marr pjesë në këtë ceremoni. Madje nuk mund të fsheh as emocionet, pasi edhe unë jam diplomuar dhe i përkas kësaj shkolle.

Pavarësisht emocioneve dhe kujtimeve personale, do doja t`ju thosha se kjo është nje ditë ku ju duhet të festoni. Keni përfunduar me sukses 3 vite jo të lehta. Për të arritur këtë, ju është dashur shumë mund, shumë studim, shumëteste e projekte…kaq shumë punë serioze. Të festoni për rezultatet ështëshumë e rëndësishme dhe ju bën të ndiheni të qetë dhe të lumtur. Ju ia dolët dhe për këtë meritoni urimet mëtë mira.

Ka qenë një rrugë e gjatë, përgjatë së cilës unë shpresoj që jeni formuar në aspektin profesional, kulturor dhe në atë personal. Rezultatet janë të dukshme. Ju jeni gati për të qenë gjyqtarë dhe prokurorë. Por më duhet t`ju them se nuk duhet të notoni në vetëkenaqesi, pasi ky nuk është fundi i rrugës. Është fundi i një rrugice dhe fillimi i një rruge tjetër, shumëtë gjatë, me shumë sfida e me shumëpërgjegjësi.

Ju i përkisni një grupi të vogël njerëzish që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës.Keni përftuar njohuri dhe eksperiencë të bollshme gjatë këtij cikli studimesh dhe këto ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm dhe më të përgjegjshëm. Latinët thoshin se “Dija është fuqi”. Është e vërtetë, por deri në një farë mase. Kjo pasi dija eshtë fuqi nëse perdoret, pra nëse ju veproni, por në mënyren e duhur….ATËTË DREJTËN.

Për tu kthyer te sfidat, shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën dhe do ndesheni me to. Sistemi, pjesë e të cilit tashmë jeni bërë është në reformëtë thellë, dhe për këtë arsye, vështirësitë në punë janë mëtë mëdha. Por, unë jam e bindur se do ia dilni.Besoj në energjitë e reja që do i sillni sistemit dhe jam e bindur se do të ndikoni në përmirësimin e tij, në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë, gjë që ne e duam të gjithë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: