Rajoni

Anija turke Yavuz së shpejti do të fillojë shpimin e dytë në Mesdheun Lindor

“Ne nuk do t’i japim hapësirë piratërisë energjetike në Mesdheun Lindor”, tha Dönmez, duke iu referuar shpimit të njëanshëm të grekëve qipriot pranë ishullit.

Anija turke Yavuz do të kryejë shpimin e dytë në kërkim të naftës dhe gazit në Mesdhe, deklaroi ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, raporton Anadolu Agency (AA).

Dönmez deklaratat i bëri gjatë Samitit të 10-të Energjisë Turke në Antalya dhe shtoi se anija Yavuz ka mbërritur në vend të shtunën dhe po përgatitet për shpimin e radhës që pritet të filloj sot ose nesër.

Turqia mbetet e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të Republikës Turke të Qipros Veriore dhe turqve qipriot për të siguruar burimet rreth ishullit, e drejtë kjo për të cilën Kombet e Bashkuara janë të vetëdijshme, tha ai.

“Ne nuk do t’i japim hapësirë piratërisë energjetike në Mesdheun Lindor”, tha Dönmez, duke iu referuar shpimit të njëanshëm të grekëve qipriot pranë ishullit, dhe shtoi se Turqia do të marrë pjesën e saj duke ndërmarrë aktivitete që janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Kemi katërfishuar kapacitetin aktual të LNG-së në krahasim me vitin 2016”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button