Rajoni

Presidenti Erdoğan fillon vizitën zyrtare në Serbi

Pas deklaratave, presidentët e Turqisë dhe Serbisë do të adresohen në hapjen e forumit të biznesit turko-serb, në të cilin do të marrin pjesë një numër ndërmarrësish nga të dyja vendet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në mënyrë zyrtare u prit sot në Beograd me nderime të larta shtetërore nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe delegacioni i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Së bashku me Erdoğan në Beograd kanë udhëtuar dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, ministri i Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan, ministri i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, si dhe drejtori i Zyrës së presidentit për komunikim, Fahrettin Altun.

Të dy presidentët do të vizitojnë ekspozitën “Serbia dhe Turqia në dokumentet e arkivit Osman dhe arkivit të Serbisë”, ku më pas do të mbajnë një takim tet-a-tet, dhe pastaj do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Serbi-Turqi.

Pas deklaratave, presidentët e Turqisë dhe Serbisë do të adresohen në hapjen e forumit të biznesit turko-serb, në të cilin do të marrin pjesë një numër ndërmarrësish nga të dyja vendet.

Erdoğan, Vuçiç dhe anëtarët e presidencës të BeH-së, Zheljko Komshiç, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik nesër në Beograd do të takohen në samitin trepalësh midis Turqisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Pas samitit, presidenti i Turqisë, Serbisë dhe anëtarët e presidencës të BeH-së do të marrin pjesë në ceremoninë e gurthemelit të ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button