Shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit, fakt që është konfirmuar edhe nga vetë ky institucion.
Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet, c’ka për Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku znj.Prela ka emërimin.
Mësohet sakaq se kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.