Te ndryshme

10 gjëra që nuk i dini për neuronet

neuroneTruri ynë është formuar nga rreth njëqind miliardë neurone. Por ky numër nuk është aq i dukshëm, kur vjen puna te shpejtësia me të cilën këto neurone “vdesin”. Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë edhe numrin e neuroneve që shkatërrohen: çdo ditë shkatërrohen rreth 20 mijë neurone, ose një në çdo pesë sekonda! Po kaq i vërtetë është edhe gjenerimi i tyre (rreth 1400), por siç vihet re, ritmi i shkatërrimit është më i shpejtë se ai i krijimit. Por gjithsesi, ekziston mundësia për të perfeksionuar “komunikimin” mes atyre që mbijetojnë. Si, do të thoshit ju? E thjeshtë; duke lexuar, duke medituar, duke bërë mbledhje me mendje, duke plotësuar fjalëkryqe etj.

Depresioni dhe neuronet

Një nga teoritë më të fundit, e zhvilluar në studion e neuroneve, na sugjeron se disa lloje depresioni mund të shkaktohen pikërisht nga moskrijimi i 1400 neuroneve që përmendëm më sipër. Kjo e dhënë mund të jetë e dobishme për të zhvilluar terapi të reja, të cilat i bëjnë më efikase neuronet ekzistuese, madje mund të ndihmojnë në lindjen e neuroneve të reja, duke shmangur në mënyrë uljet dhe ngritjet e humorit.

Stresi i djeg neuronet

Siç e thamë, çdo ditë lindin neurone të reja. Por…kujdes! Nëse jetoni me stres, këto neurone “foshnje”, mund t’ju shërbejnë shumë pak, sepse stresi mund të shkaktojë ndryshime në tru, duke i bërë neuronet e reja që të “sillen” si “neurone të huaja”; prej këtij çrregullimi, mund të shkaktohen madje edhe shumë sëmundje mendore. Kjo është ajo çfarë kanë zbuluar disa shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë. Ndaj është e mira që neuronet tuaja t’i bëni “të qeshin” çdo ditë, për t’i mbajtur të reja. Ndërkohë që ju do të jetoni më të relaksuar.

Fuqia e neuroneve në “pasqyrë”

Neuronet në “pasqyrë” janë disa qeliza të trurit që na bëjnë të imitojmë sjelljet që shohim te personat e tjerë. Disa qëndrime, gjeste, një qeshje e shtirur… janë të shumta situatat që aktivizojnë këto neurone dhe që na bëjnë të dukemi më pak origjinal, se sa mendojmë. Këto lloj neuronesh, gjenden në të ashtuquajturin “korteksi parietal” i trurit tonë, dhe gjëja pozitive është se sa më shumë aktivë që të jenë, aq më simpatikë dhe të kuptueshëm bëhemi ne me të tjerët.

Disa të tjerë ju bëjnë që të flini

Janë identifikuar në Universitetin e Oksfordit, ku u demonstrua se këto qeliza neuronesh, funksionojnë si ndërmjetës: ato aktivizohen kur jeni zgjuar prej disa orësh, duke ju dërguar sinjale të nevojshme për t’ju bërë të kuptueshëm faktin se duhet të flini. Pasi i keni bërë orët për të cilat organizmi juaj ka nevojë, këto neurone relaksohen dhe çaktivizohen sapo kanë kryer funksionin e tyre dhe kanë arritur objektivin.

Vëmendja selektive

Neuronet komunikojnë mes tyre, duke shkëmbyer shkarkesa të vogla elektrike. Llogaritet se çdo neuron ka një “grup social” të formuar nga 10 mijë neurone të tjera, me të cilat ato shkëmbejnë informacion. Për këtë, shumë herë “vëmendja” dhe “memoria” jonë janë selektive, ndaj dhe ne kujtojmë vetëm ato gjëra që na duken më të domosdoshme dhe të rëndësishme.

Dy lloje neuronesh

Neuronet ndahen në neurone nxitëse, që janë shumica (rreth 80%) dhe inhibitorët. Të parët janë të ngarkuar që të japin stimulin e duhur derisa truri ynë të marrë dhe të ruajë informacionet, ndërsa të dytët i frenojnë. Me sa duket, dalëngadalë rritja e inhibitorëve forcohet dhe ata marrin fuqi më të madhe, duke frenuar të mësuarit. Mos do të thotë kjo se kur arrijmë moshën 50-60-vjeçare, nuk mund të mësojmë dot më? Absolutisht jo! Por, për të mësuar në këtë moshë, duhet një përqendrim shumë më i madh.

Një tru i dytë në barkë

Kur jemi nervozë themi: “Më është bërë stomaku gropë, nuk arrij dot të ha”; dhe në njëfarë mënyre, kjo ndodh vërtet. Stomaku i dërgon muskujve një pjesë të gjakut që i vjen dhe procesi tretës bëhet më i lehtë, e kështu edhe truri “fik” ndjesinë e urisë. Është i njohur gjithashtu fakti se shumë persona që kanë probleme me tretjen, vuajnë nga stresi dhe ankthi, ndaj dhe lodhen për të qenë në humor të mirë.

Me çfarë ushqehen neuronet?

Është e njohur prej kohësh se ushqyesi i tyre më i çmuar është glukoza, por nuk i referohemi domosdoshmërisht sheqerit. Një eliksir tjetër për strukturën e tyre, janë edhe acidet yndyroreOmega 3.

A është jeta një film?

Në këto vitet e fundit, janë bërë shumë eksperimente interesante mbi trurin dhe neuronet e tij. Shumë prej tyre kanë treguar se si njerëzit, ashtu edhe kafshët, mund të provojnë ndjenja “joekzistente”. Me fjalë të tjera, mund të provohet shija e një lëngu të shijshëm frutash, pa e pirë atë. Kjo lë të kuptohet se në të ardhmen, jeta jonë mund t’i ngjajë një filmi fantastiko-shkencor, në të cilin pjesa më e madhe e përvojave, jetohen në mënyrë virtuale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button