Home / Kosova / Lajmi i fundit: LDK-ja ka kërkuar rinumërim të votave në shkallë vendi

Lajmi i fundit: LDK-ja ka kërkuar rinumërim të votave në shkallë vendi

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga PZAP-i që të bëjnë rinumërimin e votave.

Lidhja Demokratike po pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në PZAP po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi.

Kështu ka deklaruar për Express, kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi.

“Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive. Ne kemi kërkua me u rinumërua votat edhe me u përshkrua në formularët e rijnë”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi.

Përveç LDK-së në PZAP është ankuar edhe Nisma e Fatmir Limajt.

E për ankesat e këtyre tri subjekteve politike, ka folur për Express, Mul Desku, kryesues në PZAP.

“Mund të ju konfirmoj se i kemi marrë tri ankesa, pra LDK, PDK dhe NISMA. Ata po thonë që ka pasur parregullsi që i kanë evidentua. Ata kanë dorëzuar ankesa që m’i korrigjua ato parregullsi. Pretendimet e tyre janë se në kolonat ku ata kanë qenë të sigurt që kanë pasur vota i janë deleguar një subjekti tjetër politik”, ka deklaruar Desku.

E këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të tijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme – rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

Ndërkohë, Express pak më parë ka raportuar se si PDK-ja ka ushtruar ankesë në PZAP për arsye se pretendon që kanë ndodhur disa parregullsi gjatë numërimit të votave.

PZAP-i ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: