Kosova
A do të hynte Ramush haradinaj në koalicion me Albin Kurtin, kjo është përgjigja
Ramush Haradinaj e ka përjashtuar një koalicion me liderin e Vetëvendosjes duke thënë se do të mbetet në opozita dhe duke përsëritur se Albin Kurti është mashtrues. Megjithatë, kreu i AAK’së ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave siç po bëjnë disa parti tjera dhe se për të ky rezultat është i pranueshëm, raporton Express.
Haradinaj ka thënë se do ta përkrahin Qeverinë e re, por se nuk do të bëjnë kompromis për temat në të cilat do të angazhohet kjo parti.
I pyetur nëse do të hynte në një koalicion me Vetëvendosjen, Haradinaj ka thënë se dihet qëndrimi i tij për kreun e VV’së, Albin Kurtin. Ka thënë se ekziston mundësia që sovrani të zhgënjehet e të mashtrohet.
“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep bvesim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj.