Kosova

Jevtiq i Listës Serbe: Pa ne s’mund të bëhet Qeveria

Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, tha sot se populli serb në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të së dielës e bëri shumë të qartë që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të bashkuar me shtetin e tyre, Serbinë.

Ai tha në një intervistë për RTS se pa folur me Listën Serbe, e cila, sipas tij, fitoi të gjitha 10 ulëset e garantuara në Kuvend është e pamundur të formohet një qeveri e re në Prishtinë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Lista Serbe e Goran Rakiqit në votimet e së dielës ka siguruar 52.530 ose në përqindje 6,67.

Pas numërimit të 98,47% të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 200.953, vota apo 25,51%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.534 vota ose 24,82%, Partia Demokratike e Kosovës ka 167.402 ose 21,25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota ose 11,53%, ndërsa Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota ose 4,90%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button