Kosova
Jevtiq i Listës Serbe: Pa ne s’mund të bëhet Qeveria
Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq, tha sot se populli serb në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të së dielës e bëri shumë të qartë që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të bashkuar me shtetin e tyre, Serbinë.
Ai tha në një intervistë për RTS se pa folur me Listën Serbe, e cila, sipas tij, fitoi të gjitha 10 ulëset e garantuara në Kuvend është e pamundur të formohet një qeveri e re në Prishtinë, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve.
Lista Serbe e Goran Rakiqit në votimet e së dielës ka siguruar 52.530 ose në përqindje 6,67.
Koalicioni AAK-PSD ka marrë 90.839 vota ose 11,53%, ndërsa Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 38.639 vota ose 4,90%.