Rajoni

Erdoğan: Turqia do të hapë konsullatën e saj të përgjithshme në Novi Pazar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se Turqia do të hapë një konsullatë të përgjithshme në Novi Pazar të Serbisë.

Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, pas bashkë-kryesimit të një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Turqi-Serbi në Beograd, presidenti Erdoğan tha se, “Sot, ne po ndërmarrim një hap tjetër historik në kontekstin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Serbia iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Turqisë për hapjen e një konsullate të përgjithshme në Novi Pazar”.

Erdoğan tha se takimi i tij me Vuçiçin ishte “shumë i frytshëm” dhe udhëheqësit e të dy vendeve vendosën “qëllime të reja” në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Presidenti turk po ashtu tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur në një nivel “perfekt”.

Vëllimi tregtar dypalësh midis Ankarasë dhe Beogradit, bëri të ditur Erdoğan, arriti në 1.2 miliardë dollarë. Ai u bëri thirrje kompanive turke të rrisin investimet në Serbi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button