Home / Politika / Buquicchio: Forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë

Buquicchio: Forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë

Kreu i Komisionit te Venecias, Gianni Buquicchio, i bëri sot apel politikës që konfliktet e saj t’i zgjidhë përmes dialogut

Në një intervistë për mediet, Buquicchio tha se, “unë bëra thirrje në fund të takimit që të gjitha forcat politike në Shqipëri të nisin një dialog të vërtetë, sepse ju keni nevojë për stabilitet, keni nevojë të bëheni bashkë për të mirën e shqiptarëve”.

“Politika është politikë, por e rëndësishme është vullneti i shqiptarëve për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ju keni konsumuar kaq shumë kohë me konflikte politike”, u shpreh Buquicchio.

I pyetur a duhet të shkarkohet Presidenti Ilir Meta, Buquicchio u përgjigj se, “Opinioni thotë se kishte një shkelje. Tani është një çështje politike, por unë shpresoj se shqiptarët do të jenë të zgjuar. Që të gjithë, nga Presidenti te Qeveria, te Parlamenti deri te opozita, ajo brenda dhe jashtë Parlamentit. Të gjithë në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e veta, në interes të vendit dhe popullit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: