Bota

Arabia Saudite miraton hyrjen e trupave amerikane në vend

Qeveria e Arabisë Saudite ka marrë vendimin që të pranojë forcën ushtarake që SHBA-ja ka planifikuar ta dërgojë në këtë vend kundër “rreziqeve rajonale” dhe “kërcënimit iranian”.
Agjencia saudite e lajmeve SPA në lajmin e saj të cilin e bazon mbi një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se me direktivat e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe princit të kurorës Muhammed bin Selman si dhe duke u nisur nga marrëdhëniet e bazuara në histori dhe partneritet mes dy vendeve, është marrë vendimi për pranimin e forcës ushtarake dhe ajrore për të cilën SHBA-ja ka njoftuar se do ta dërgojë.

Më tej thuhet se SHBA-ja ka të njëjtin qëndrim me Arabinë Saudite lidhur me mbrojtjen e sigurisë së rajonit dhe se vendimi për pranimin e forcave që do të dërgohen në vend, është marrë në kuadër të një pune të përbashkët me SHBA-në me qëllimin për të kundërverpuar ndaj të gjitha përpjekjeve që do të trondisin stabilitetin e rajonit dhe ekonominë globale.

Pentagoni të premten bëri të ditur se është miratuar vendimit për të dërguar në Arabinë Saudite dy flota të avionëve luftarakë, dy bateri raketore Patriot, një flotë ekspeditash ajrore, një terminal të mbrojtjes raketore (THAAD) si dhe dërgimin e 2.000 trupave ushtarake.

Ndërkohë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një deklaratë tha se Arabia Saudite ka pranuar të bëjë pagesën e parave për përforcimet që do të dërgoheshin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button