Home / Ekonomia / Ministria e Financave, reformë të re për rritjen e investimeve

Ministria e Financave, reformë të re për rritjen e investimeve

Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për konsolidimin e treguesve kryesorë ekonomikë, reduktimin e borxhit publik, menaxhimin e strukturuar të financave publike kanë dhënë kontribut në rritjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe mundësinë e hedhjes së kapitalit në treg.

Për të nxitur rritjen ekonomike dhe mundësuar një optimum zhvillimi midis kapitalit të burimeve natyrore, kapitalit njerëzor, dhe atij financiar, ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar të zhvillojë një reformë të re investimesh ,në kuadër të zbatimit të axhendës shumëvjeçare të zonës ekonomike rajonale, duke u fokusuar në hartimin e një ligji te ri dhe në rishikimin e marrëveshjeve bilaterale të investimeve.

Sipas statistikave të publikuara nga ministria e Financave investimet e huaja deri në fund të këtij viti pritet të arrijnë në 1 miliard euro.

Përmirësimi i legjislacionit në fushën e investimeve përmes ligjit të unifikuar të investimeve, do të sjellë një klimë më të favorshme si për investimet vendase dhe të huaja, duke dhënë një efekt pozitiv në ekonominë e vendit dhe kryesisht në rrjedhën e kapitalit shtesë, transferim teknik dhe menaxherial të dijeve, si dhe krijim të vendeve të reja të punës duke përfshirë edhe rritje të kualifikimit profesional.

Leave a Reply

%d bloggers like this: