Home / Rajoni / Shefi i NATO-s kërkon nga Turqia vetëpërmbajtje

Shefi i NATO-s kërkon nga Turqia vetëpërmbajtje

“Shpresoj që Turqia do të tregojë vetëpërmbajtje dhe të sigurojë që veprimet e saj në Sirinë veriore të jenë të matura dhe të përpjesëtueshme dhe të shmangin shtimin e vuajtjeve njerëzore,” u tha Stoltenberg gazetarëve pas takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Udhëheqësi grek paralajmëroi për pasoja humanitare nga shpërngulja me forcë e popullatës në Siri. “E vetmja zgjidhje në Siri është ajo politike. Veprimet e njëanshme ushtarake nuk ndihmojnë në këtë drejtim,” tha Mitsotakis.

Stoltenberg do të niset të premten për në Stamboll, ku pritet të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë të Turqisë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi të mërkurën nisjen e fushatës ushtarake për të eleminuar forcat kurde në veri të Sirisë, të cilat Ankaraja i konsideron si terroristë dhe separatistë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: