Home / Kronika / Bashkëpunim me Francën në fushën e mbrojtjes: Stërvitje, dislokime, trajnime dhe kurse arsimimi 

Bashkëpunim me Francën në fushën e mbrojtjes: Stërvitje, dislokime, trajnime dhe kurse arsimimi 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, priti më 12 tetor 2019, në një takim delegacionin francez të Institutit të Studimeve të Larta të Mbrojtjes (Institut des Hautes Études de Défense Nationale-IHEDN), të kryesuar nga ambasadorja e Francës në vendin tonë, shkëlqesia e saj zonja Kristina Vasak dhe atasheu ushtarak francez kolonel Fabrice Duda.

Gjeneral brigade Kollçaku, gjatë takimit, pasi e ka falënderuar ambasadoren e Francës, znj. Vasak për kontributin që Franca ka dhënë në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik, vlerësoi nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e Mbrojtjes, që nga dislokimet e përbashkëta, trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta si dhe kurset e arsimimit në institucionet arsimore ushtarake franceze.

Pas takimit që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku zhvilloi me ambasadoren e Francës në vendin tonë, shkëlqesia e saj zonja Kristina Vasak dhe atasheu ushtarak francez kolonel Fabrice Duda,  për delegacionin francez të Insitutit të Studimeve të Larta të Mbrojtjes, u zhvillua nje prezantim mbi arritjet më të fundit të Forcave të Armatosura shqiptare si dhe u diskutua mbi çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në rajon dhe më gjerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: