Home / Politika / Negociatat me Shqipërinë/ Ministrja franceze: Nuk jam për veto, por së pari BE duhet të reformohet

Negociatat me Shqipërinë/ Ministrja franceze: Nuk jam për veto, por së pari BE duhet të reformohet

Ministrja e Francës për Çështjet Europiane, Amelie de Montchalin, deklaroi sot përpara nisjes së mbledhje së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg  se Franca nuk ka ndërmend të vendosë veton për çeljen e negociatave, por pranoi se para nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të riformohet vetë Bashkimi Europian.

“Nuk jam sot në pozicionin për veto. Do të kemi shkëmbime në dy dimensione: Së pari, hapja e negociatave, kjo është diçka që përgatitet në Europë. Ne mendojmë sot se kemi nevojë të rishikojmë thellësisht procesin e negociatave. Ne shohim që është një proces që është i ngadaltë dhe që nuk krijon besim për vendet anëtare. Sepse është shumë i shtrirë në kohë. Pra, si fillim do të flasim çfarë Europa duhet të reformojë në qasjen e zgjerimit dhe negociatave”, tha ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: