Politika

Holanda: Shqipëria duhet të tregojë më shumë progres; Finlanda: Të shohim se çfarë thonë vendet anëtare

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok tha sot ne Luksenburg, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, se Shqipëria duhet të tregojë më shumë progres.

“Të dy vendet kanë bërë shumë përpjekje, por në lidhje me Maqedoninë e Veriut ne mendojmë se është bere hap i rëndësishëm por duhet një ligj për Prokurorin Publike të Pavarur dhe nëse plotësohet kjo ne mendojmë se negociatat mund të fillojnë. Por sa i përket Shqipërisë, ne mendojmë se duhet të punojnë më shumë dhe nuk është ende e gatshme për të filluar me atë bisedimet”, tha tha Stef Blok.

Ndërsa pozicioni i Finladës është: “Ne gjithashtu kemi zgjerimin në rendin e ditës, ne si Presidencë jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres që të kemi një sinjal për Ballkanin Perëndimor, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për atë që do të bëjë Evropa, sepse ne kemi angazhime, duhet t’i përgjigjemi zonës së Ballkanit Perëndimor. Nuk do doja të gjykoja para diskutimeve tona sot. Siç thashë, ne si Presidencë mbështesin plotësisht hapjen e negociatave të pranimit. Por, ne duhet të shohim se çfarë thonë vendet anëtare sepse kërkon një vendim unanim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button