Home / Europa / Bisedimet me Tiranën e Shkupin, ministrat e Jashtëm të BE-së pa vendim

Bisedimet me Tiranën e Shkupin, ministrat e Jashtëm të BE-së pa vendim

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të mbledhur të martën në Luksemburg, dështuan në arritjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut, duke ja deleguar çështjen mbledhjes së Këshillit europian, ku marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare. Në fund të takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen shprehu zhgënjim për mosarritjen e një vendimi unanim lidhur me dy vende të një rajoni të cilin ajo e përcakoi si një “lagje të BE-së”. Megjithatë ajo u shpreh optimiste se për një marrëveshje në mbledhjen e Këshillit europian.

Me tone zhgënjyese foli Komisioneri në largim për Zgjerimin Johannes Hahn. “Ky nuk është një moment lavdie për Europën. Shpresoj ende që të mund të ketë një vendim pozitiv brenda kësaj jave dhe bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të hapen”. Komisioneri Hahn tha se 25 nga 28 vende anëtare ishin në favor. “Shumica dërrmuese e evendeve anëtare e mbështeti rekomandimin tonë, e megjithatë jemi parapë aty ku jemi. Nuk dua të fajësoj askën, por nuk është një moment për të cilin mund të ndjehemi krenar. Një shtyrje e mëtejshme do të dëmtonte besueshmërinë e BE-së në rajon”, tha ai duke i kërkuar ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Tirana dhe SHkupi bënë atë që duhet të bënin. ATo ndërmorrën reforma të dhimbshme që në pjesën më të madhe të vendeve tona nuk do ishin të mundura”, theksoi Hahn.

Në fakt, mungesa e një vendimi mes minisrave të Jashtëm duket se ishte diçka e pritshme edhe për qeverinë shiptare. Në një video mesazh të shpërndarë përmes faqes së tij në Facebook, kryeministri Edi Rama duke analizuar qëndrimet e kundërta në gjirin e vet vendeve anëtare, përpara se të përfundonte mbledhja e ministrave të Jashtëm u shpreh se “megjithatë fjala e fundit nuk është thënë ende dhe përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri në mbledhjen e Këshillit Europian, ku do të merret edhe vendimi, synojnë të përputhin qëndrimet e të dyja anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës, që janë kyç”.

Kryeministri këmbënguli se vendimmarrja nuk lidhet me cfarë ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. “Vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë ata, anëtarët e Unionit mes veti me reformën e BE-së dhe me metodologjinë e negociatave me vendet kandidate dhe mesa do ta arrijnë mes tyre të dakordësohen mbi faktin se cilado qoftë reforma e BE-së, ajo nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në tërësi të vazhdojnë reformat e tyre, falë procesit të negociatave”, theksoi zoti Rama.

Diskutimet e sotme në mbledhjen e ministrave të Jashtëm, nisën me një ndarje të qartë mes vendeve anëtare. Nga njëra anë, shumica e tyre, me në krye Gjermaninë, ishin deklaruar në mbështetje të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sic e konfirmoi edhe sot para nisjes së mbledhjes Ministri gjerman për Europën Michael Roth, “qëndrimi i Gjermanisë është i qartë si kristali, sic e ka përcaktuar vota e Bundestagut”.

Në anën tjetër, qëndrojnë një grupi i vogël vendesh, por me në krye Francën, të cilat nuk janë në favor. Përpara fillimit të mbledhjes, sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet europiane Amelie do Montchalin konfirmoi qëndrimin e Parisit, sipas të cilit duhet më parë të rishikohet i gjithë procesi i zgjerimit. “Europa duhet të reformojë së pari bisedimet në kuadër të zgjerimit. Ne jemi të shqetësuar për procesin. A është ai efikas? Sipas pikëpamjes sonë jo.Dhe kemi shumë vende që mbështesin këtë ide të rishikimit të bisedimeve përmes një riorganizimi. Nga ana tjetër – shtoi ajo – ne duhet të sigurohemi që reformat e kërkuara për hapjen e bisedimeve të jenë reale. Jo vetëm të jenë votuar por dhe të jenë zbatuar”. Zonja Montchalin theksoi se Franca nuk i kundërvihet perspektivës europiane të Balkanit perëndimor. Por gjërat duhen bërë në një mënyrë të besueshme”, tha ajo.

Nga ana e saj Hollanda është shfaqur veçanërisht kritike me Shqipërinë dhe këtë e rikonfirmoi sot, përpara mbledhjes dhe ministri i Jashtëm Steph Blok. “Qëndrimi ynë është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje. Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për pavarësinë e Prokurorisë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”, u shpreh ministri Blok.

Leave a Reply

%d bloggers like this: