Kronika

Aksidenti brenda tunelit Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në brendësi të tunelit në aksin Elbasan -Tiranë ku një person humbi jetën.

Mësohet se viktima është Elton Maçolli 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

42-vjeçari prej disa vitesh punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Raportohet se makina e Maçollit tip “Seat”, e pajisuar me një impiant gazi pas një përplasje me një kamion shpërtheu në flakë.

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe ka ndaluar shoferin e kamionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button