Home / Rajoni / Maqedonia / Shkup, fillon takimi i liderëve i thirrur nga presidenti Pendarovski

Shkup, fillon takimi i liderëve i thirrur nga presidenti Pendarovski

Në “Villa Vodno” ka filluar takimi i liderëve të partive politike parlamentare i thirrur nga presidenti i Republikës së Maqedosë së Veriut, Stevo Pendarovski, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u paralajmërua të premten nga presideti Pendarovski, kur ai iu drejtua qytetarëve të vendit pasi Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) vendosi që të mos caktojë datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Siç u paralajmërua nga zyra e presidentit, në takim marrin pjesë kryetarët e partive nga pushteti dhe opozita, duke përfshirë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev; kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski; kryetarin e Bashkimit Demokratik pë Integrim (BDI), Ali Ahmeti; kryetarin e partisë AlternAtivA, Afrim Gashi; kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela; kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami; dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e së premtes tha se tani “është koha që të shfaqim unitet rreth orientimit tonë strategjik, pa marrë parasysh dallimet legjitime politike në shumë çështje”.

Pendarovski theksoi se më e rëndësishme është që vendi edhe një herë të konfirmojë pozicionin në raport me integrimet euroatlantike, për të cilat tha se nuk kanë alternativë të qëndrueshme.

Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar edhe një konferencë për media e presidentit Pendarovski.

Leave a Reply

%d bloggers like this: