Home / Kronika / Veliu: Mbi 72 milion euro pasuri kriminale të sekuestruara në më pak se 10 muaj

Veliu: Mbi 72 milion euro pasuri kriminale të sekuestruara në më pak se 10 muaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në një bilanc paraprak të punës së Policisë nga fillimi i këtij viti, ka veçuar plot 72 milion euro pasuri kriminale të sekuestruara, ose gati dyfish në krahasim me një vit më parë, kur jemi ende në mes të muajit tetor.

“Vlen për tu përmendur sekuestrimi në total i 72.1 milion eurove pasuri të luajtshme, ose jo, llogari bankare dhe të ardhurave cash që kanë ardhur nga veprimtari kriminale të personave dhe grupeve kriminale ose 41.8 milion euro se në 2018,” tha numri një i Policisë së Shtetit.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së diplomimit të oficerëve të rinj të Policisë së Shtetit, Veliu renditi disa nga prioritetet kryesore ku ka qenë e fokusuar Policia e Shtetit gjatë këtij viti.

“Gjatë këtij viti Policia e Shtetit ka qenë e angazhuar maksimalisht në përmbushje të prioriteteve kryesore në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë, rritjen e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.”

Sa i takon luftës me krimin kreu i uniformave blu numëroi të paktën 32 grupe kriminale të goditura në më pak se 10 muaj, si dhe 275 operacione policore në bashkëpunim edhe me qytetarët dhe partnerët dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare.

“Janë goditur 32 grupe kriminale, prej të cilave 21 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve. Janë zhvilluar 275 operacione policore, prej të cilave 62 operacione në bashkëpunim me partnerët dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare, 175 operacione falë bashkëpunimit dhe besimit të qytetarëve. Janë kapur 1446 persona në kërkim ose 2.6% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018,” u shpreh Veliu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: