Home / Politika / Pasi refuzoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk

Pasi refuzoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk

Në një deklaratë Basha u shpreh se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë’, dhe për këtë kërkoi largimin e Edi Ramës.
Po Kryeministri ka zgjedhur që i përgjigjet duke cituar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. “Pati unanimitet për negociatat. Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, është ky citimi i zgjedhur nga Rama. Numri një i qeverisë duke publikuar këto qëndrimet, nuk ka bërë asnjë koment.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut. Basha tha se Europa refuzoi Ramën dhe jo Shqipërinë. Kryeministri pas mbledhjes së Kryesisë së PS u shpreh se ai nuk do largohet dhe do vijojë punën si më parë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: