Home / Bota / SHBA: Nuk ka patur angazhim me SDF-në për të luftuar aleatin e NATO-s

SHBA: Nuk ka patur angazhim me SDF-në për të luftuar aleatin e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se SHBA-të nuk janë angazhuar me SDF-në në Siri për të luftuar një aleat për kohë të gjatë të NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

“Lufta kundër një aleati për kohë të gjatë (Turqia) nuk ishte pjesë e angazhimit tonë me SDF-në”, tha Esper në një konferencë për media në Kabul të Afganistanit, duke shtuar se angazhimi me kurdët ishte asgjësimi i DEASH-it, por se çdo angazhim i ardhshëm kërkon një kornizë më të gjerë politike.

Grupi terrorist YPG/PKK në Siri përdor akronimin SDF si një mbulesë për të marrë mbështetje nga SHBA-të.

Esper tha se mbajtja e disa trupave amerikane në verilindje të Sirisë, afër fushave të naftës është një nga opsionet për të mohuar të ardhurat e DEASH-it nga ato fusha.

Ai po ashtu garantoi qeverinë e Kabulit kundër një tërheqjeje të menjëhershme të forcave, duke theksuar se reduktimi i numrit të trupave mbështetet në një marrëveshje paqeje me talebanët.

Në krah të homologut të tij afgan, Assadullah Khalid, sekretari amerikan në konferencën për media tha se ndryshe nga Siria, “SHBA ka angazhime të gjata në Afganistan, ka investuar miliarda dollarë dhe ka sakrifikuar në këtë vend për të ardhmen e afganëve”.

SHBA aktualisht mban rreth 14 mijë trupa në Afganistan. Përveç operacioneve kundër terrorizmit, trupat amerikane po ashtu janë të përfshirë në trajnime dhe këshillime të forcave të sigurisë në Afganistan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: