Home / Ekonomia / Dita Europiane e Mikrofinacës, në mbështetje të sipërmarrësve të së nesërmes

Dita Europiane e Mikrofinacës, në mbështetje të sipërmarrësve të së nesërmes

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Europën shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës nën kujdesin e Rrjetit Europian të Mikrofinancës (EMN) dhe Qëndres së Mikrofinancës (MFC). Për këtë edicion të 5-të, shumë evente janë organizuar në Europë gjatë gjithë muajit tetor edhe këtë vit, Shqiperia dhe Institucionet Mikrofinanciare bëhen pjesë e këtij shënimi. Institucionet e mikrofinancës festojnë së bashku kontributin e këtij sektori në luftën kundër përjashtimit social dhe financiar.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Europë dhe në Shqipëri.

Me pothuajse 100,000 huamarrës aktivë dhe portofol total prej rreth 235 milion €, mikrofinanca shqiptare ndikon në ndryshimin e rregullave kur vjen fjala për sipërmarrjen. Impakti i mikrofinanëcs është i matshëm, për 1 euro të investuar në mikrokredi kthimi në kuminitet është më shumë se 4 euro.

Dita Evropiane e Mikrofinancës u lançua në vitin 2015 si një mjet për të nënvizuar ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Europë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Objektivat kryesore të Ditës Evropiane të Mikrofinancës janë:

Rritja e ndërgjegjësimit midis qytetarëve europian mbi ekzistencën e mikrofinancimit dhe vlerën e tij për të luftuar papunësinë dhe përjashtimin social. Të tërheq vëmendjen e mediave europiane se si funksionon mikrofinanca në Europe dhe si mbështet dhe ndihmon të papunët e qytetarët të përjashtuar nga sektori tradicional financiar. Të shkëmbehen përvoja brenda sektorit Europian të mikrofinancës duke i dhënë shikueshmëri punës së anëtarëve të EMN (Rrjetit Europian i Mikrofinancës) dhe MFC (Qëndres së Mikrofinancës). Të lejojë anëtarët lokalë të tërheqin vëmendjen e arritjeve të tyre dhe misioneve të tyre në nivelin kombetar.

Në këtë  tetor, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA)  organizuar nga AMA  pati për qëllim prezantimin e arritjeve të industrisë së mikrofinancës në nivel kombëtar dhe europian, me objektiv rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me impaktin social dhe ekonomik të mikrofinancës në përfshirjen financiare, reduktimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të punës.

Pjesëmarrës të ndryshëm nga Banka e Shqipërisë, Agjencitë e Biznesit institucione mbështetëse të industrisë së mikrofinancës dhe përfaqësues të institucioneve financiare jo-banka që kanë në objekt të tyre kreditimin dhe financimin e sektorit privat.

Perlat Sulaj, Drejtor i Përgjithshëm i FED invest, theksoi arritjet e mikrofinancës ndër vite, historitë e suksesit, por edhe sfidat që ka kaluar kjo industri në 27 vitet e ekzistencës së saj. Duke u dhënë akses në financime edhe atyre segmenteve që nuk shërbehen dot nga sistemi bankar, duke u ofruar gjithashtu këshillim biznesi të personalizuar, mikrofinanca shqiptare i mbështet në kuptimin e plotë të fjalës sipërmarrësit e së nesërmes dhe adreson vështirësitë që ata kanë gjatë procesit të kredimarrjes.

Në lidhje me zhvillimet europiane në industrinë e mikrofinancës, oportunitetet dhe sfidat përkatëse, foli z. Nicola Benaglio, studiues i shkencave ekonomike pranë Rrjetit Europian të Mikrofinancës, me qendër në Bruksel, Belgjikë. z. Deniz Dëralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, foli në lidhje me strategjinë dhe masat që ka marrë Banka e Shqipërisë në lidhje me edukimin financiar dhe rolin që mikrofinanca luan në këtë aspekt.

Së fundmi, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe z. Alessandro Bragonzi, përfaqësues i Bankës Europiane të Investimeve dhe Fondit Europian të Investimeve, i cili pasi foli për EIB Group dhe veprimtarinë e tij, u shpreh se sinergjitë për të mbeshtetur tregun financiar në Shqipëri nuk mungojnë, dhe se Grupi EIB e konsideron rajonin si një potencial për prezantimin e skemave dhe instrumentave financiare në mbështetje të ekonomisë.

Sektori bankar dhe ai i mikrofinancës kanë ndryshime në qasjen ndaj klientit ashtu si në dimensionin ekonomik të aktivitetit të financuar porajo që i diferencon më së shumti dimensioni social.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: